Auto & Moto

Probleme me frenat, Ferrari tërheq mbi 23 mijë makina!

Së fundmi, Ferrari është detyruar të tërheqë 23,555 makina për shkak të një problemi të mundshëm që mund të shkaktojë që frenat të humbasin funksionin dhe të rezultojnë në një aksident. Kompania nga Maranello gjithashtu tërhoqi pothuajse 10 mijë makina për shkak të të njëjtit problem në tetor të vitit të kaluar dhe tani ky numër është më shumë se dyfishi.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada deklaron se kapaku i rezervuarit të lëngut të frenave mund të mos ajroset siç duhet dhe ajrimi i papërshtatshëm i rezervuarit mund të çojë në rrjedhje lëngu dhe dështim të pjesshëm ose të mundshëm të frenave. Është e panevojshme të thuhet se sa serioze është çështja, ndaj fajësimi është i pashmangshëm.

Tërheqja prek modele të ndryshme të prodhuara në vitin 2005 e më vonë, përkatësisht Ferrari 430, Ferrari 612 Scaglietti, Ferrari California, Ferrari 612, Ferrari FF, Ferrari F12 Berlinetta, Ferrari LaFerrari, Ferrari, California T, Ferrari F0, Ferrari F0 Aperta, Ferrari GTC4 Lusso, Ferrari GTC4 T, Ferrari Portofino, Ferrari 812, Ferrari 488 Pista, Ferrari F8 Spider, Ferrari F8 Tributo dhe Ferrari Roma.

Kompania gjithashtu do të informojë pronarët me email dhe do t’i ftojë ata të zëvendësojnë lëngun e frenave dhe kapakun e rezervuarit plotësisht pa pagesë. Tërheqja e mëparshme preku modelet e Ferrarit 458 Italia, 458 Speciale, 458 Speciale Aperta, 458 Spider, 488 GTB dhe 488 Spider.

Rikujtojmë, se policia çeke vendosi që një makinë Ferrari të konfiskuar ta përdorë si makinë patrulle. Bëhet fjalë për një supermakinë të vitit 2011, Ferrari 458, që kushton rreth 200 000 euro dhe që sot është një nga makinat e policisë më të shpejta në botë. Autoritetet thonë se makina e tyre e re, që kap shpejtësinë maksimale prej 325 km/h, do të përdoret për ndjekjen e kriminelëve dhe për të ndalur garat e paligjshme nëpër rrugët e qytetit.