Auto & Moto Botë e Çuditshme

Mirë qe e konfiskuan Ferrarin por tani e përdorin si makinë patrulle, e pazakonta me policinë çeke!

Policia çeke vendosi që një makinë Ferrari të konfiskuar ta përdorë si makinë patrulle. Bëhet fjalë për një supermakinë të vitit 2011, Ferrari 458, që kushton rreth 200 000 euro dhe që sot është një nga makinat e policisë më të shpejta në botë. Autoritetet thonë se makina e tyre e re, që kap shpejtësinë maksimale prej 325 km/h, do të përdoret për ndjekjen e kriminelëve dhe për të ndalur garat e paligjshme nëpër rrugët e qytetit. Policia njoftoi se modifikimi i Ferrarit me logot e policisë kushtoi më pak sesa blerja e një Skode të re.

Rikujtojmë, se një flotë e vërtetë me makina luksoze e të shtrenjta u lanë praktikisht të braktisura prej disa ditësh në hyrje të një prej hoteleve më të shtrenjtë në Londër. Të paktën 6 makina janë fotografuar të parkuara në mënyrë të parregullt, por që gjobiten rregullisht çdo ditë. Megjithatë, kjo duket se nuk i shqetëson pronarët e tyre, të cilët as nuk denjojnë të shkojnë të marrin fletët e gjobave, por në disa raste dërgojnë ndihmësit e tyre për ta bërë këtë gjë.

Ndërkaq, Ferrari po planifikon të zgjerojë fabrikën e saj në pjesën veriore të Italisë si pjesë e planit strategjik për linjën e makinave elektrike. Prodhuesi i makinave ka blerë hapësirë të re afër fabrikës në Maranello dhe kanë filluar të hapin rrugë për linjën e tretë të prodhimit, linjë kjo e cila do t’i kushtohet prodhimit të makinave elektrike.