Celebrities Gossip Love & Sex Sex Showbiz

“Producenti i kërkon të bëj seks …” Sharon Stone rrëfen momentin më tronditës të karrierës së saj

Aktorja shumë e talentuar, Sharon Stone vendosi të bëjë publike disa nga pjesët e librit të saj autobiografik që mendohet se do të publikohet së shpejti.

Libri titullohet “The Beauty of Living Twice” dhe publikimin e pjesëve e ka bërë të mundur “Vanity Fair USA”. Sharon është një aktore me shumë vite karrierë dhe normalisht prapaskenat e filmave mbartin shumë sekrete. Në këtë libër, ajo vendosi të zbulojë se gjatë karrierës së saj, Sharon ka patur disa ngacmime seksuale. Një deklaratë e tillë i ka shokuar të gjithë dhe lajmi ka tërhequr më shumë vëmendje prej faktit se ngacmimi ka ardhur nga një producent i njohur, të cilit emri i qëndron anonim.

Siç është shprehur aktorja, ai i ka shprehur se dëshironte të shihte një raport seksual të vërtetë mes saj dhe protagonistit, e gjithë kjo për arsye që filmi të jepte një impakt më të mirë dhe të ndihej një kimi e vërtetë.

Sharon është shprehur se producenti i ka treguar asaj se për të qënë një aktore e vërtetë duhet të bënte seks në të vërtetë, kjo thjesht për të krijuar kimi brenda në film.

Producenti gjithashtu rrëfehet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të vërtetë gjatë kohës kur ka qënë aktor në një film të luajtur krah Ava Gardner. Producenti anonim mesa duket ishte i bindur se në këtë mënyrë ndihma do të ishte shumë e madhe edhe për protagonistin tjetër për të pasur një aktrim më të mirë.

Edhe pse në një situatë të vështirë, aktorja Stone i ishte përgjigjur producentit duke i thënë:

Mendon se po të bëj seks me të ai do të bëhet një aktor më i mirë? Asnjë nuk është kaq i mirë në shtrat. Do kishe bërë mirë nëse zgjidhje një më me talent, dikë që është i aftë të kujtojë frazat ose që mund të bënin seks më mirë mes tyre dhe të mos më përfshije mua në gjithë këtë. Puna ime është të jem një aktore dhe unë bëj vetëm këtë gjë.

Pasi ky lajm bëri bujë, njerëzit nuk mund të rrinin pa zbuluar emrat që fshihen pas këtij skandali.

Asgjë nuk mbetet me pikëpytje për shumë gjatë, “New York Post” ka zbuluar emrin e producentit, i cili mendohet të jetë Robert Evans, ku në të shkuarën ka qenë aktor dhe protagonist me Ava Gardner në filmin “The Sun Also Rises”, i vitit 1957.

Më vonë ai u bë producent i shumë filmave të famshëm si, “Love Story”, “Chinatown”, “Padrino” dhe “Silver”, ku mendohet se është filmi në të cilin Stone i është kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me të vërtetë.