Gossip Showbiz

Sharon Stone shpërthen ndaj skenave intime në filmat e sotëm! Ka “humbur” djalin prej kësaj?!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka ndezur debat me deklaratat e saj të fundit, duke kritikuar hapur mënyrën se si paraqiten skenat e seksit në filmat dhe serialet moderne.

Gjatë një interviste në CBS Mornings, ku po promovonte pjesëmarrjen e saj në sezonin e tretë të “Euphoria”, aktorja 68-vjeçare u shpreh se shumica e skenave intime sot i duken të tepruara dhe pa finesë.

Sot, kur shoh skena seksi në televizor, zakonisht i kaloj. Nuk dua t’i shoh. Janë shumë të drejtpërdrejta, të vrazhda

-u shpreh ajo, duke nënvizuar se i mungon misteri dhe eleganca që, sipas saj, e karakterizonte kinemanë e dikurshme.

Stone solli në vëmendje edhe rolin e saj ikonë në “Basic Instinct”, duke theksuar se pikërisht mungesa e eksplicititetit e bëri atë skenë kaq të fuqishme dhe të paharrueshme.

Njerëzit përpiqeshin të kuptonin çfarë panë, dhe aty qëndronte magjia; misteri, intriga, dëshira

Aktorja foli gjithashtu hapur për pasojat personale që pati ky rol në jetën e saj. Sipas saj, përvoja nuk ishte vetëm profesionale, por ndikoi thellë edhe në jetën private, duke zbuluar se madje humbi kujdestarinë e djalit gjatë një procesi gjyqësor, ku u përdorën argumente që lidhen me rolin e saj në film.

Kam luajtur një personazh para 30 vitesh. Ejani, rrituni

-përfundoi ajo me tone të forta, duke kritikuar mënyrën si është gjykuar ndër vite.

Deklaratat e saj kanë rikthyer në qendër të vëmendjes debatin mbi kufirin mes artit, eksplicititetit dhe mënyrës si trajtohen aktoret në industrinë e filmit, një temë që mbetet po aq aktuale sa edhe dekada më parë.