Aktualitet

Prokuroria e Vlorës rëndon akuzën për Arjan Tasen!

Prokuroria kundërshton qëndrimin dhe referimin e Policisë së Vlorës që komisarin Arjan Tase e akuzon “Për vrasje nga pakujdesia”, lidhur me ngjarjen tragjike të 2 gushtit në plazhin e Potamit në Himarë.

Nga burime të sigurta, gazetarja e Top Channel-it, Anila Hoxha mëson se për oficerin e policisë, Arjan Tase, prokurorja Eranda Laze dorëzoi në gjykatë akuzën e vrasjes me dashje të 7 vjeçares Jonada Avdia, ndërsa kërkoi masën e “Arrestit me burg”.

Në këtë mënyrë, organi i akuzës e rëndon gjendjen e të arrestuarit, duke iu referuar provave që u mblodhën në vendngjarje.

Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje, pasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë, ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër.

Më tej, vihet në dukje se qytetarët që janë dëshmitarë në fashikull, i kërkuan llogari policit e se ai po manovronte me shpejtësi dhe u përpoq të largohej./Top Channel