Botë e Çuditshme

Pronarja vuante nga ankthi, qenushi asiston gjatë lindjes së saj!

Belle është një qenush që ishte në krah të pronares së tij edhe gjatë lindjes së saj. Ami është pronarja e tij dhe i përket spektrit të autizmit, ndërkohë që vuan edhe nga çrregullimet e ankthit. Në këto çështje të saj, ajo shprehet se me qenin ndihet e sigurt. Për 18 muajt e fundit, qeni e ka shoqëruar Amin kudo që ajo shkon. Kur ajo mbeti shtatzënë me djalin e saj Ollie pas 12 vitesh trajtimi të fertilitetit, ai vazhdoi të ishte pranë saj çdo ditë madje edhe kur ishte koha për të lindur.

Belle ishte me Amin në ambulancë, gjatë kujdesit intensiv dhe në dhomën e lindjes pas prerjes cezariane. Mamia vuri re menjëherë se sa i mirë ishte qeni me nënën e re si kur ajo lindi ashtu edhe gjatë shtatzënisë. Kështu ata vendosën të provonin ta kishin qenin edhe gjatë lindjes, pasi kjo do ta ndihmonte shumë emocionalisht nënën e re. Belle duhej të kalonte një vlerësim rreziku përpara se t’i lejohej hyrja në dhomën e lindjes.

Ekipi i kontrollit të infeksionit të spitalit mori masa shtesë pastrimi për të siguruar që pacientët e tjerë në spital, si Ami, të ishin të sigurt. Lindja shkoi shumë mirë dhe Ami u ndje mirënjohëse që mundi të kishte qenin e saj pranë saj në një moment kaq të veçantë të jetës së saj.