Celebrities Gossip Showbiz

Pse është shumë e rëndësishme dita e sotme për Rina Balajn?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Dita e sotme është një ditë e veçantë për Rinën, pasi si sot 5 vite më parë këngëtarja ka nisur karrierën e saj në  muzikë. Këtë na  e ka treguar vetë Rina me anë të një postimi në Instastory. Atëherë Rina ka qenë vetëm 18 vjeçe dhe e nisi karrierën e saj muzikore me disa balada, më pas disa këngë rap e tashmë është kthyer përsëri tek baladat.

 

Duket se Rina po punon për një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti. E së fundmi bukuroshja ka publikuar pak nga xhirimet e videoklipit, ku ka mahnitur ndjekësit me pamjen e saj.  Rina ka vendosur që këtë herë të ketë një pamje shumë ndryshe nga herët e tjera dhe që asnjë nga artistet e tjera nuk e ka bërë më parë. Këngëtarja ka zgjedhur të duket si një sirenë dhe ka ndarë me ne një video, teksa performon përpara kamerave brenda një pishene, ku me flokët e saj të gjata dhe të kuqe e ka krahasuar veten me personazhin vizatimor, sirenën Ariel.