Celebrities Gossip Showbiz

“Pse tre burra nuk ngritët dot Xhulin?”, ja çfarë ndodhi në skenë gjatë perfomancës së Juliana Nurës dhe Dionit

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Juliana Nura dhe balerini profesionist, Dion dhanë shumë emocion në “Dancing With The Star” në natën e tetë, por një incident ndodhi gjatë performancës. Në një moment, tre balerinë që kishin për të realizuar një padjeshkë me Julianën, por nuk u realizua siç duhet e kjo nuk mund të mos komentohej nga juria.

Olta: Atë padjeshkën e fundit mezi e bëre, mund të ma shpjegosh Dion?

Dion: Ishte faji im.

Olta: Pse tre burra nuk ngritët dot Xhulin? Mund të ma shpjegosh, nuk e pranoj këtë?

Dioni: Ndodh, mund të jesh edhe 5 dhe ndodh. Duart nuk i kishim në pozicionin e duhur.