Celebrities Showbiz

Pas lajmeve për problemet shëndetësore, flet për herë të parë Olta Gixhari: “Çdo gjë do të shkojë shumë mirë…”

Në një lidhje direkte në telefon për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ishte Olta Gixhari e cila tregoi historitë e saj të lidhura me supersticionin dhe foli edhe për gjendjen e saj shëndetësore.

E pyetur nga Kiara Tito për shëndetin e saj, Olta tregon se po kalon një periudhë pak të vështirë por beson që do të kalojë:

Ajo nuk ka lidhje me supersticionin. Po kaloj një periudhë të pakëndshme. Çdo gjë do shkojë shumë mirë.

Olta iu bashku edhe temës që po diskutohej në studio dhe ndau historitë e saj mbi supersticionin:

Unë kam shumë besim tek sinjalet e rastësishme. Në qoftë se je i vëmendshëm asgjë nuk është rastësi, ajo është realitet. Unë kam shumë histori. Për shembull historia më e bukur ka qenë kur bëra çunin. Nuk po ngelja dot shtatzënë pas “Big Brother”. Më doli në ëndërr që duhet të provoja për shtatzëninë. Burri ishte jashtë shtetit, i thashë të vinte urgjent ditën tjetër. Pastaj bëra djalin.