Showbiz

Publikohet traileri i ri i “Black Widow”!

“Ju nuk dini asgjë për mua, unë kam jetuar shumë jetë. Kam gabuar në zgjedhjen midis asaj që bota dëshiron që ti  të jesh dhe kush je në të vërtetë”, deklaron Natasha Romanoff, luajtur nga aktorja Scarlett Johansson.

Filmi është vendosur pas ngjarjeve të “Captain America: Civil War”, ku Romanoff duhet të përballet me kërcënime të shumta. Traileri lë të kuptojë “punë të lëna përgjysmë”  dhe sekretet e të kaluarës së saj, para se ajo të bëhej një Avenger, duke u rikthyer atje ku filloi gjithçka.

Në film bën pjesë edhe aktorja Florence Pugh në rolin e Yelena Belova, William Hurt në rolin e Thaddeus Ross dhe David Harbour si Alexei Shostakov dhe Red Guardian.

“Black Widow” pritet të shfaqet në Disney + dhe kinematë botërore më 9 korrik, pasi premiera u shty disa herë për shkak të pandemisë COVID-19.