Celebrities Music Showbiz

Publikoi këngën e re të cilën e xhiroi në Ukrainë, Ed Sheeran tregon se të ardhurat e saj do të shkojnë për të!

Pasi shfaqi bukurinë e Ukrainës në videoklipin e tij më të ri, Ed Sheeran po bën pjesën e tij edhe për të mbështetur vendin në këtë kohë lufte në të cilën ndodhet. Sheeran, 31 vjeç, lançoi videoklipin për këngën e tij “2step” të premten dhe zbuloi se ai dhe bashkëpunëtori Lil Baby xhiruan klipin në Kiev vitin e kaluar, përpara sulmit të Rusisë në fund të shkurtit në vend. Në një postim të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram ai u shpreh:

Ne filmuam videon e “2step” vitin e kaluar në Kiev dhe megjithëse ishte hera ime e parë atje, shpejt i pëlqeva njerëzit dhe vendin. Nuk kishte asnjë shenjë të tmerrit që do të vinte në Ukrainë dhe zemra ime është me të gjithë atje. 

Në skenën hapëse të videos, muzikanti fitues i Grammy-t përfshiu një shënim që e shkroi vetë, ku thuhej se të gjitha të ardhurat nga transmetimet në YouTube të “2step” do të shkonin në Apelin Humanitar të Ukrainës të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive.

U ndjeva shumë i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje nga të gjithë, si nga ekuipazhi i produksionit e deri te shumë njerëz që takova gjatë ditëve të mia të pushimit. Ukraina është një vend krenar dhe jam mirënjohës që pata mundësinë të filmoj videon time atje. Unë e mbështes Ukrainën dhe do të dhuroj të ardhurat e mija nga transmetimet e videos në YouTube për Apelin Humanitar të Ukrainës të DEC.

Videoja muzikore paraqet Sheeran duke u endur rrugëve të Kievit pas errësirës dhe duke kërcyer me të huajt gjatë natës. Janë paraqitur edhe pamjet ajrore të qytetit të ndriçuar. “2step” është paraqitur në albumin më të fundit të Sheeran “=”, dhe remiksi me Lil Baby u publikua të premten. Nuk është hera e parë që Sheeran tregon mbështetjen e tij për Ukrainën.  Muajin e kaluar, ai mori pjesë në Koncertin për Ukrainën në Birmingham, Angli, i cili mblodhi rreth 17.6 milionë dollarë për kauzën.