Aktualitet

Publiku dakord me Kuvendin për shkarkimin e Ilir Metës!

Para dy ditësh kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë vendosi që Ilir Meta nuk duhet të vazhdojë të jetë më President i Republikës. Me 104 vota pro, 7 kundër e 3 abstenime u vendos shkarkimi i kreut të shtetit për shkelje kushtetuese. 114 deputetë morën pjesë në votim. Më herët, me 104 pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme u votua raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, çka i hapi rrugë votimit të fshehtë me kuti të deputetëve.

94 votat e nevojshme u siguruan e tejkaluan me mbështetjen e opozitës parlamentare por pavarësisht shkarkimit nga Kuvendi është Gjykata Kushtetuese që jep verdiktin. Më herët, Kryeministri Edi Rama u ndal në arsyet se përse ai nuk duhet të vazhdojë më të jetë në krye të shtetit.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi i cili bëri bujë të madhe mediatike, ne në faqen tonë në Instagram publikuam këtë vendim dhe pyetëm publikun nëse ishin dakord ose jo me këtë zgjedhje të Kuvendit. Të menjëhershme ishin komentet e njerëzve të cilët dhanë mendimin e tyre për pro ose kundër.

Mund të themi se dominonin përgjigjet e ndjekësve të cilët ishin plotësisht dakord me këtë vendim. Nëse nuk jeni të bindur, hidhini një sy komenteve!