Bota Sport

Reagon për herë të parë nga spitali Christian Eriksen!

Mesfushori danez, Christian Eriksen, mbrëmjen e të shtunës na mbajti nën ankth për shumë minuta. Por tashmë ai ndodhet në një gjendje të qëndrueshme dhe nën vëzhgimin e mjekëve.
Atë natë, ai u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi arrest kardiak dhe u gjend i shtrirë në fushë pa ndjenja gjatë ndeshjes së “Euro 2020”.
Të gjithë kemi qenë në pritje të një lajmi apo komunikimi nga lojtari vetë dhe më në fund ajo u mundësua.

29 vjeçari i ka dërguar një mesazh shokëve të tij të ekipit se ai është mirë dhe shpreson të kthehet sa më shpejt në fushë.
Federata Daneze e Futbollit ka shkruar në një postim në rrjetin social, Twitter rreth bisedës me lojtarin.

Këtë mëngjes kemi folur me Christian Erilksen i cili ka përshëndetur dhe ka falenderuar shokët e tij të skuadrës. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe do vazhdojë të rrijë në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Duhet të përmendim se sipas menaxherit Kasper Hjulmand, Danimarka kishte dy mundësi, të vazhdonte lojën dje ose një ditë më vonë.