Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen, u rikthye në Kampionatin Evropian këtë të diel, tre vjet pasi u rrëzua në ndeshjen e tij të fundit në këtë garë. Ai në atë kohë kishte pësuar atak kardiak dhe iu desh disa muaj të merrte veten, për t’u kthyer pastaj në fushë. Christian la shenjë në ketë ndeshje, duke realizuar gol në minutën e 16-të pas asistimit të Jonas Win.
What a moment for Christian Eriksen 🇩🇰 pic.twitter.com/SPWYrUnpJd
— B/R Football (@brfootball) June 16, 2024
Eriksen u shpreh se ndihej i sigurt në ndeshjen, në të cilën ishte i lumtur që po luante, sepse të luash këtë turne sipas tij është gjithmonë gjë e veçantë. Eriksen deklaroi për mediat pas rikthimit të tij:
Këtë herë, historia ime në Kampionatin Evropian është shumë e ndryshme nga ajo e kaluara. Fatmirësisht kanë kaluar shumë ndeshje që kur ndodhi. U ndieva i sigurt që hyra në lojë dhe isha i lumtur që po luaja. Isha shumë i lumtur, e kisha parasysh që nuk kisha shënuar kurrë në një Kampionat Evropian. Por në mendjen time nuk kisha asgjë tjetër përveç futbollit. Isha i lumtur që ndihmoja skuadrën me golin tim.
Mesfushori danez e filloi ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe shënoi një rikthim të jashtëzakonshëm nga 12 qershori 2021, kur ai pësoi një arrest kardiak gjatë hapjes së fazës së grupeve kundër Finlandës në Kopenhagë. Fillimisht, u duk si një rënie e lehtë, por frika u përshkallëzua dhe kapiteni Simon Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel nxituan për të ngushëlluar gruan e Eriksen, Sabrina, e cila kishte vrapuar afër fushës. Shokët e skuadrës së Eriksenit, me lot në sy dhe pamje konfuze në fytyrat e tyre, formuan një rreth mbrojtës rreth tij ndërsa ai merrte kujdesin mjekësor. Ai u operua, ndërsa u largua nga Interi, pasi ekipet e Serie A, nuk lejojnë të luajnë lojtar që kanë të vendosur defibrilator.