Sport

Real Madrid – Barcelona/ Ancelotti revolucion në mbrojtje, Xavi me më të mirët!

Vjen momenti i “El Clasicos” së fundit të sezonit, nga rezultati i së cilës do të kuptohet nëse La Liga rihapet, deri diku, apo Reali praktikisht do të sigurojë titullin e radhës. Real Madrid – Barcelona, që do të zhvillohet në “Bernabeu”, i gjen rivalët historikë në humore të ndryshme: “Los Blancos” arritën një kualifikim epik në gjysmëfinale të Championsit, duke eliminuar me 11-metërsha Manchester City-n, ndërsa Barcelona ende nuk e ka kapërdirë eliminimin me përmbysje nga PSG-në.

Revolucion në mbrojtjen e Realit! Lucas aktivizohet si mbrojtës i djathtë, Tchouaméni rimerr pozicionin qendror dhe Camavinga do të jetë mbrojtës i majtë. Sa u përket formacionit të Barcelonës, Xavi hedh në fushë nga minuta e parë më të mirët që ka në dispozicion, me De Jong-Gundogan-Pedri në mesfushë e Rapinha-Lewandowski-Yamal në sulm.

UEFA garantoi se ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen siç ishte planifikuar, pavarësisht kërcënimit të sulmeve terroriste nga Shteti Islamik. Në një deklaratë, qeveria e futbollit europian siguron që:

Të gjitha ndeshjet e planifikuara do të zhvillohen me masat e duhura të sigurisë dhe se jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet lokale të qyteteve që do të presin ndeshjet.

Këtë të hënë, Shteti Islamik kërcënoi se do të kryente sulme terroriste gjatë ndeshjeve të parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohen në Londër, Paris dhe Madrid. Xhihadistët publikuan disa imazhe në kanale propagandistike, si Fondacioni Al-Azaim dhe Sarh al-Khilafah, një prej tyre me mbishkrimin “Vritini të gjithë”.