Bota Botë e Çuditshme

Reklama ku një murgeshë ha patatina revolton besimtarët/VIDEO!

Së fundmi një reklamë italiane që tregon murgeshat duke ngrënë patate të skuqura në vend të kungimit është kritikuar për blasfemi nga anëtarët e zemëruar të një organizate shikuesish katolike. Reklama për Amica Chips, e cila është e njohur në Itali, zhvillohet në një manastir dhe fillon me murgeshat që përgatiten për të marrë kungimin.

Kompozimi i Schubert-it Ave Maria luan në sfond dhe murgeshat lëvizin drejt altarit. Reklama, e cila transmetohet në Mediaset dhe disa rrjete të tjera televizive private, përfundon me motrën kryesore duke ngrënë një pako me patate të skuqura.

https://youtu.be/DXQ8pW0dk-U

Kompania që krijoi reklamën, Lorenzo Marini Group, tha se reklama kishte për qëllim shikuesit më të rinj dhe përmbante “ironi të veçanta britanike”, me synimin për të shprehur shijen e parezistueshme të patatinave të skuqura Amika në një mënyrë të ekzagjeruar dhe provokuese. Megjithatë, shoqata katolike e shikuesve të televizionit Ayart thotë se reklama duhet të ndalohet menjëherë. Presidenti i shoqatës, Giovanni Baggio, akuzoi kompaninë për përdorimin e blasfemisë për të rritur shitjet.