Showbiz

Çfarë sakrifice ka bërë David Beckham për reklamën e “Boss” ku shfaqej i zhveshur?

Ish-futbollisti David Beckham ka zbuluar se iu desh të hiqte dorë nga alkooli për një periudhë 14 javore për t’u siguruar që ishte në formën më të mirë për xhirimet e reklamës së markës “Boss”, e cila debutoi në janar të vitit 2025.

Beckham theksoi se xhirimet e reklamës shkruan një sukses të madh, pasi ai kishte ndjekur një regjim stërvitor të rreptë gjatë këtyre javëve.

Ai po ashtu zbuloi se kishte marrë një vendim për të mos u shfaqur më vetëm në të brendshme, por pasi kishte nënshkruar kontratën me “Boss”, gjërat ndryshuan. Ish-kapiteni i Anglisë, i cili pati dokumentarin e tij në Netflix “Beckham”, i cili u publikua në vitin 2023, pranoi se dokumentari “The Last Dance” i Michael Jordan ishte frymëzimi i tij për këtë projekt.