Celebrities Showbiz

Reperi Nick Cannon bëhet baba për herë të shtatë, vetëm muajin e fundit ai u bekua me katër fëmijë!

Reperi i njohur amerikan, Nick Cannon, është bërë baba për herë të shtatë. Së fundmi ai u bekua me ardhjen në jetë të një djali. Ky është fëmija i tij i katërt që vjen në jetë gjatë këtij viti.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë ai u bë baba i dy binjakëve, të cilët u pagëzuan me emrat Zion Mixolydian Cannon dhe Zilion Heir Cannon. Nick praktikon poliamorinë, pra, mban marrëdhënie intime me disa femra njëkohësisht dhe këtë me njohurinë dhe pëlqimin e të gjitha partnereve. Aktualisht ai po ndërton një familje me tri gra, Abby De La Rosa, Brittany Bell dhe Alyssa Scott.

Nëna e fëmijës, të cilin e quajtën Zen, postoi një foto të ëmbël me të voglin në krahët e saj. Ajo shkroi:

Do të të dua deri në pafundësi!

Nick ka binjakë edhe me këngëtaren e famshme Mariah Carey, djalin e quajtur Moroccan dhe vajzën Monroe, 10 vjeç.

Më 14 Qershor, Cannon dhe Abby De La Rosa njoftuan se kishin ardhur në jetë binjakët, Zion Mixolydian dhe Zillion Heir. Në muajin dhjetor, ai dhe Brittany Bell u bënë me një vajzë, Powerful Queen. Cannon dhe Bell kanë gjithashtu dhe një djalë 4-vjeçar, Golden “Sagon”.

Cannon e filloi karrierën e tij në televizion kur ishte ende adoleshent në “All That” para se të drejtonte emisionin e tij “The Nick Cannon Show”, “Wild ‘n Out”, “America’s Got Talent”, “Lip Sync Battle Shorties” dhe “The Masked Singer”. Ai ka aktruar dhe në filmat “Drumline”, “Love Don’t Cost a Thing” dhe “Roll Bounce”.