Showbiz

Rihanna i kalon Krishtlindjet me A$AP Rocky-n në vilën e saj private!

Diva e muzikës pop, Rihanna ka nisur një romancë të re me reperin, A$AP Rocky dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Burime pranë dyshes thanë pak kohë më parë për “People” se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.

Ndërkohë, duket se gjërat mes tyre po nisin të bëhen akoma më serioze. Mediat e huaja shkruajnë se Rihanna e ka ftuar reperin në Barbados, në vilën e saj private, ku kaluan edhe Krishtlindjet. A$AP Rocky është parë në aeroport me valixhe, ndërsa miqtë e këngëtares kanë treguar se ajo është shumë e lumtur për këtë marrëdhënie të re.

ASAP Rocky arrives in Barbados to spend Christmas with Rihanna

Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.

Rikujtojmë, se Rihanna i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti dhe më herët ka qenë në marrëdhënie me disa personazhe të tjerë të njohur si Drake, Chris Brown etj. Nga ana tjetër, A$AP Rocky ka qenë në lidhje me Kendall Jenner, Daiane Sodre.