Celebrities Gossip Showbiz

Rihanna u përgjigjet të gjithë kritikuesve për stilin e saj gjatë shtatzënisë!

Këngëtarja e njohur me famë botërore Rihanna siç tanimë të gjithë e dimë është në pritje të ëmbël dhe syrit të askujt nuk i ka shpëtuar standardi i ri që artistja ka sjellë për modën e grave shtatzëna. Shpeshherë Rihanna është parë në publik e veshur me veshje tepër të guximshme dhe për këtë është komentuar pozitivisht por ka marrë edhe kritika të shumta. Por mesa duket artistja i ka shumë të qarta qëllimet e saj dhe së fundmi ka shprehur për “Bustle” se:

Unë personalisht kam thënë se nuk do të blej kurrë rroba për shtatzëni. Unë nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane ose të bëj çfarëdo që njerëzit më thanë të bëja më parë. Stili im i shtatzënisë është më “rebel”. Kur shihja se si gratë visheshin gjatë shtatzënisë së tyre në të kaluarën, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme për t’u veshur ndryshe. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me këtë stil sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua. Këtu bëhem kreative. Këtu jam e detyruar të krijoj ide të reja dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë.

Rikujtojmë se Rihanna po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin, reperin A$AP Rocky. Thuhet se këngëtarja dhe biznesmenia e suksesshme po planifikon të lindë në rezidencën e saj prej 17 milionë paundësh në Barbados, e ndjekur nga një festë luksoze për familjen dhe miqtë.

34-vjeçarja do të instalojë një suitë lindjeje me të gjitha pajisjet, duke përfshirë një pishinë lindjeje moderne. Shoqja e saj më e mirë, Sonita Alexander, do të ndihmojë në lindjen e fëmijës, për të cilin fansat besojnë se do të vijë në pranverë, edhe pse Rihanna nuk e ka konfirmuar datën.