Celebrities Gossip Showbiz

Rina dhe Sinboy së shpejti me një këngë të re!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Balaj po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

E nëse ju kishte munguar dyshja kaq ‘cool’, ata më në fund na lajmëruan se do të sjellin bashkëpunimin e radhës së bashku. Gjithashtu për të dëgjuar projektin më të ri nga dyshja nuk do të na duhet të presim shumë pasi kënga do të lansohet më 31 maj dhe quhet ‘Si ti’. Këtë e ka bërë me dije vetë bukuroshja me anë të një postimi në Instagram.

Ndërkohë, së fundmi Rina publikoi këngën e re “Blue” që erdhi në bashkëpunim me artisten, Ameila. Kënga erdhi e vizualizuar edhe me klip, të cilin e xhiroi në Greqi atje ku Balaj është zhvendosur kohëve të fundit. Viti që lamë pas ishte mjaft i suksesshëm për bukuroshen pasi këngët e saj si solo ashtu edhe në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy patën miliona klikime në YouTube dhe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre.