Celebrities Music Showbiz

Rina dhe Dj Amelia vijnë me një bashkëpunim!

Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 4 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it. Rina e cila prej mëse dy vitesh ka ndërruar dhe zhanrin e këngëve që sjell për publikun duke lënë pass ‘diss-at’ e repereve ka nisur gjithashtu të provokojë shumë në rrjete sociale. E me të drejtë pasi këngëtarja ka linja trupore tepër të bukura për t’u ekspozuar.

Rina sapo ka publikuar këngën e saj më të re, një bashkëpunim me dj me origjinë greke, DJ Amelia. Kënga titullohet “BLUE” dhe klipi i saj është xhiruar në Greqi, ku dhe bukuroshja po qëndron prej disa kohësh dhe mund të themi se është një klip shumë veror. Ajo që ka tërhequr shumë vemëndje është edhe stili i veshjes së Rinës, e cila shfaqet me një fustan të kuq të gjatë, shumë ndryshe nga si e kemi parë më parë këngëtaren.

Mund të themi me plot gojë se viti i kaluar ka qenë mjaft i suksesshëm për bukuroshen pasi këngët e saj si solo ashtu edhe në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy patën miliona klikime në YouTube dhe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre. E duket se edhe këtë vit të ri, këngëtarja e ka nisur me energji dhe projekte të reja.