Tech

Risia më e re nga rrjeti social “TikTok”

Së fundmi, rrjeti social “TikTok” do t’u japë përdoruesve mundësinë për të krijuar video më të gjata. Kompania po zgjat gjatësinë maksimale të klipeve nga 60 sekonda në tre minuta. Ndryshimi do të hap rrugën për tregime dhe argëtime më të pasura në aplikacion. Shpesh ky rrjet social është kritikuar nga përdoruesit e shumtë të saj, sepse ata duan më shumë minuta në videot e tyre. Me video më të gjata, krijuesit do të kenë mundësi më shumë për t’u argëtuar.

Videot e TikTok fillimisht u kufizuan në një maksimum prej 15 sekondash, por kufiri u zgjat më vonë në një minutë. Zgjerimi i TikTok në tre minuta mund të ndihmojë në diferencimin e aplikacionit nga rivalët e tij më të rinj, si dhe rritjen e konkurrencës me gjigantin streaming YouTube. Por gjithashtu mund të humbasë një pjesë të sharmit të formatit më të shkurtër.

Rikujtojmë, se fondacioni për kërkimin e tregut me bazë në Amsterdam të Holandës paditi platformën popullore të mediave sociale me video të shkurtra “TikTok” për “neglizhencë lidhur me ofrimin e sigurisë dhe privatësisë së fëmijëve”. Fondacioni i Kërkimit të Informacionit të Tregut (SOMI) përmes një deklarate bëri të ditur se ka paraqitur një kërkesë prej 1,4 miliardë eurosh si dëmshpërblim, e cila u bë në emër të 64 000 prindërve.