Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati reagon për Adriana Matoshin dhe na emocionon me fjalët për të!

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka ndarë së fundmi një lajm të hidhur me fansat e saj. Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Adriana ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, pas nëntë vitesh.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe këngëtarja Ronela Hajati me anë të një Instastory ku, teksa ka postuar një foto të Adrionës, krahas i ka dedikuar disa fjalë shumë emocionuese.

Aq sa të njoh unë ty e mira @adrianamatoshi zoti do jetë me ty dhe këtë herë! Ke shumë për t’i dhënë të gjithëve dhe këtë episod do e kujtosh si shumë të largët duke qeshur me një kafe turke… Jam këtu për ty

Kohë më parë Matoshi kishte treguar se nëntë vite më parë, ku ajo ishte shtatzënë ishte përballur me një prej sfidave më të mëdha në jetë dhe të njëjtën gjë i duhet të kalojë sërish tani. Megjithatë Adriana tha se beson se do ta kalojë edhe këtë sfidë.

Jetës pas sfidave besoj që veç i shtohet vlera, se atëherë fillojmë ta shohim të bukurën ndryshe, të vlerësojmë të drejtën, ta njohim forcën e brëndshme edhe ta shohim dashurinë e sinqeritetin e njerëzve rreth vetes. Një ndër sfidat që m’u desh të kaloja para 9 vitesh kur u diagnostifikova me tumor në hipofizë, atë kohë isha shtatëzënë, prisja të sillja një mrekulli në këtë jetë. Komplikim i dyfishtë shkaku edhe i shtatzënisë, po efekti te unë nuk u duk aspak. Asnjë moment të vetëm nuk jam dorëzuar e as nuk kam besuar që mundet të më ndodhë diçka, se dashurinë për jetën e kisha shumë më të madhe sesa frikën prej vdekjes. Nuk kisha as kohë të mendoja asgjë se në shtëpi më prisnin fëmijët, prindërit, më priste puna, projektet… Tani 9 vite më vonë, duke mos pushuar kurrë sa duhet, më kapi lodhja nga angazhimet e mija të shumta, stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, të gjitha këto më bënë të besoja që e kam tepruar. I kam thyer limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ishte rikthyer prap. Të mërkurën duhem prap që të përballem mes jetës edhe vdekjes, ama e di qe rrugëtimi im do vazhdojë se është shumë i gjatë. Kam shumë qytete të botës pa i parë, shumë skena të filmit pa shkel, shumë role pa i lujtur, i kam fëmijët që duhen të bëhen të zotët e vetes… I falenderoj nga zemra të gjithë doktorët profesionistë me të cilët bashkë do luftojmë edhe kësaj here. E falenderoj Zotin qe në të gjitha këto sfida po më jep forcë e vullnet. Unë e kam besimin e plotë te fuqia e tij edhe lutjet tuaja. Besoj që në fund të javës do çohem me sukses edhe kam për t’ju kthyer komente pozitive të gjitha lutjeve tuaja edhe komenteve plot dashuri. Ju dua fort! Mos harroni ta duani veten dhe jetën. Mos lakmoni shumë se as pasuria e botës, as fama, e asnjë sukses e arritje në jetë nuk vijnë para shëndetit e asnjëra prej tyre nuk munden ta blejnë ilaçin ose ta zgjasin jetën.