Aktualitet Politikë

Rrëzimi i kërkesës për mandatin e Xhaçkës, Gjekmarkaj: Reformës në drejtësi iu bë atentat vdekjeprurës!

Nënkryetarët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, anëtari i Kryesisë në PD, Belind Këlliçi, drejtuesi politik, Luçiano Boçi, deputetët e qarkut ishin sot në takim me demokratët në Gramsh.

Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj tha se pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit të Xhaçkës, me votat e maxhorancës dje iu “bë atentat vdekjeprurës”, teksa i bëri thirrje ambasadorëve të huaj të reagojnë.

“Të dashur demokrat e demokrate të Gramshit! Në momente jo të zakonshme po zhvillohen takimet tona me ju ! Shqipëria po zvogëlohet dhe shkretohet çdo dite ! Kjo nuk po i ndodh nga ndonjë pushtues !
jo, e gjitha i vjen nga ish komunistet e shndërruar ne socialist dhe socialistet e shndërruar në hajdut!

Një pushtet i kalbur nga korrupsioni do të kalbë Shqipërinë! Një Kryeministër jashtë kontrollit të ligjit synon të kontrollojë çdo gjë! E patë dje ku reformës në drejtësi ju bë atentat vdekjeprurës, e pate sesi Kuvendi i Shqipërisë nën thundrën e mazhorancës kreu një puç kostitucional duke mos njohur më gjykatën kushtetuese për të tillë?

Ne jemi të shqetësuar për rënien e legalitetit dhe triumfin e dhunës politike mbi te!

Si Nen Kryetar i Kuvendit ju bej thirrje ambasadorëve te vendeve mike , te shprehen, te reagojnë!
Nese per ata reforma ne drejtësi është vije e kuqe e tille duhet te jete edhe për Edi Ramën!

Reforma ne drejtësi duhet te vleje për te gjithë jo vetëm për Opozitën. Ju po e shihni sesi Lideri i Opozitës Sali Berisha pa akuze , pa hetim, vetëm se nuk ju përgjigj ftesës për te vrare kushtetutën dhe pranuar kufizimet e paligjshme u arrestua!

Kur kushtetuta dhunohet për te ndaluar themeluesin e pluralizmit, pluralizmi ka rene, kur kushtetuta dhunohet per te penalizuar Opoziten, liria ka rene! Ne rrethana te tilla Sali Berisha është simbol , reagimi është detyre patriotike, indiferenca faj !

Kur gjykata kushtetuese përdhunohet nga Kryeministri sistemi nje partiak është tek dera! Pse nuk flet Presidenti i Republikës? A ka Shqipëria një President sot? Jo kemi vetëm nje kukull lepe peqe ne duart e Edi Rames ! Ai hesht dhe firmos me urdhër. Renia e Kushtetutës nuk është shqetësimi i tij.

Pse nuk flet vete Gjykata Kushtetuese, e goditur ne integritet ? A ka Shqipëria një te tille sot?

Te dashur miq siç e shikoni. Sot ne Shqipëri nuk ka arbiter por ka vetme një Kryeministër dhe qeveri zgrapsash qe do të na ktheje ne kohet e errëta, qe do te na mbaje te varfer, nen presion , te lidhur per bukën e gojës dhe një Opozite me e motivuar se kurre, me e bashkuar se kurrë, me luftarake se kurre, per qendruar, per tu perballur, per te fituar!

PD është nje parti misionare! Ajo solli pluralizmin dhe lirinë, ekonominë e tregut dhe demokracinë , Shqipërinë ne Nato dhe pa viza, infrastrukturën moderne dhe proceseset integruese, demokratet duhet te jeni krenar për historinë e vet!

Ne jemi me te zote, ne jemi me te ndershem, ne e duam me shume Shqiperine , e kemi demostruar me akte gjate ketyre 34 viteve! Kemi politikane cilesore, profesioniste te zote, intelektual te shquar dhe mbi te gjitha mbeshtetjen dhe deshiren tuaj per ndershmeri, mireqeversje, demokraci te vertete dhe integrim.

Ne , ju gramshiotet, Pd , shqiptaret nuk do te lejojme qe paratë e vjedhura te blejne vota dhe të na vjedhin te tashmen dhe te ardhmen.

Nuk do ta lejojmë as kur e bejne drejtoret e ministrave bashke me ministrat e tyre , nuk do ta lejojme as kur e bejne drejtoret e Tiranes bashke me Kryetarin e tyre. Trashigimia qe po i lene Shqiperise jane patronazhistet , sterilizimi, inceneratoret plehrat e tyre te cilat do ja heqim qafe Shqiperise bashke me ju.
Besoni tek fitorja dhe ajo di te vije. Kemi nje vit kohe për tja bere këtë shërbim madhor Shqipërisë dhe popullit te saj! Faleminderit”.