Tech

Sa njerëz ka shkarkuar që kur bleu Twitter, për këtë e shumë të tjera përgjigjet Elon Musk!

Së fundmi, shefi i Twitter, Elon Musk ka thënë se qëllimi i platformës është që të jetë sa më e saktë. Misioni i tij është që Twitter të jetë sa më i vërtetë. Ndërkaq, miliarderi i teknologjisë shprehet se:

Asnjë sistem nuk do të jetë i përsosur.

Gjatë një interviste për BBC, Musk është pyetur se sa njerëz ka shkarkuar që kur bleu Twitter. Ai thotë se kur bleu kompaninë kishte pak më pak se 8000 anëtarë të stafit dhe tani ka 1.500. I pyetur nëse është e vështirë të pushosh nga puna kaq shumë njerëz, Musk thotë se nuk është aspak argëtuese dhe ndonjëherë mund të jetë e dhimbshme.

Ai gjithashtu pranon se nuk i pushon të gjithë personalisht.

Nuk është e mundur të flasësh me kaq shumë njerëz ballë për ballë.

Gjatë intervistës, Musk është pyetur nëse do ta shiste Twitter-in po t’i ofroheshin 44 miliardë dollarë. Ai është përgjigjur jo por më pas sqaron se do ta bënte nëse mund të ishte i sigurt se blerësi ishte po aq i përkushtuar për të thënë të vërtetën sa thotë ai. Musk është pyetur edhe për reklamuesit që janë larguar nga Twitter që kur ai mori drejtimin.

Ai sugjeron se të gjithë ose janë kthyer tani ose kanë thënë se do të kthehen, por nuk ka përmendur ndonjë në mënyrë specifike. Së fundmi rrjeti social Twitter ka ndërruar logon në web-faqe por edhe në versionin mobil, duke i vendosur “një meme Doge”, ikonën që përdoret nga Dogecoin, kriptovalutë e njohur si “memecoin”. Ky ndryshim u vu re menjëherë nga përdoruesit.