Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha e krahason Ledrin me Malumën!

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar. Dyshja shpesh publikon foto dhe video te momenteve të tyre të përbashkëta, qofshin këto, romantike, të veçanta e ndonjëherë dhe gazmore.

Por çfarë kanë bërë ata këtë herë?! Sara ka postuar një foto në InstaStory, që është vërtet e lezetshme. Me nota humoristike, ajo e krahason Ledrin me këngëtarin Maluma.

Maluma baby më telefonoi natën e kaluar të shikonte se isha në rregull dhe unë i premtova se nuk do të kap një ‘screenshot’. Ledri të lutem mos më urre.

 

Ky ishte shkrimi që e shoqëron foton, në të cilën duket Sara dhe Ledri në një thirrje me kamer. Këngëtari është biond në këtë foto, e ndoshta kjo është arsyeja që Sara e krahasoi pikërisht me Malumën. Ajo duket tepër e qeshur, teksa po argëtohet shumë me pamjen e re të Ledrit.

Sara i ka kërkuar Ledrit, që ai mos ta urrejë, por çfarë ka ndodhur në të vërtetë me artistin? Kanë kaluar dy orë dhe ai ende nuk e kas ripostuar foton. Ledri nuk ka mundur ende ta bëjë diçka të tillë, apo mos ndoshta vërtet nuk i pëlqen vetja me ato flokë?!

Kujtojmë, se kjo nuk është hera e para që Sara tallet apo bën një shaka me të. Pak muaj më parë, kur Sara ende nuk e kishte sjellë në jetë Poem Blu, i bëri një rreng Ledrit, teksa po shtirej se ishte gati të lindtte. Ledri dukej tepër i emocionuar dhe i prekur në ato çaste, derisa Sara i zbuloi se po bënte thjesht shaka.