Gossip Showbiz

Sara Hoxha kritikohet nga ndjekësit e saj!

Sara Hoxha është shumë aktive nëpër rrjete sociale dhe ndan pothuajse çdo gjë me ndjekësit e saj.
Një fotografi e vajzës së saj, së fundmi është bërë shkas që të ketë shumë mesazhe nga fansat e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Sara merr kritika nga ndjekësit e saj.

Hoxhës i është tërhequr vëmendje për vendosjen e Poem Blu me ulësen e saj në sendiljen e përparme të makinës, diçka shumë e rrezikshme.

Blogerja nuk është revoltuar nga këto komente, madje ajo ka reflektuar duke i falenderuar të gjithë ata të cilët i kanë shkruajtur.

Ajo ka shprehur se një vendosje të tillë së fëmijës e ka parë shpesh në Gjermani e kjo ishte arsyeja që ajo ka menduar se nuk ka asnjë gabim.