Celebrities Gossip Music Pardon My French Showbiz

Sardi Strugaj flet për bashkëpunimin me Luar dhe zbulon projektet që do të sjellë së shpejti!

Të ftuar në pjesën e dytë të “Pardon My French” ishin Luar dhe Sardi Strugaj. Dyshja ka sjellë më datë 1 të këtij muaji një bashkëpunim të titulluar “Veç i imi”. Luari e ftruar ditën e sotme në “Pardon My French” u shpreh më tepër për këtë bashkëpunim dhe tregoi si nisi gjithçka.

E duam shumë njëri-tjetrin dhe jemi shumë miq. Shpresojmë të pëlqehet kënga. Kënga tjetër do të jetë me Arnon. Unë aty shkova për të bërë bashkëpunimin, shkova te studio. Kjo kënga është që e vitit 2019. Me fjalët “veç i imi”, dhe s’kanë ndryshuar fjalët. Në vitin 2019 kam qenë single. Po i tregoja këngët Arnos, dhe kur e dëgjon Sardi këtë, i shkëlqyen sytë. Njësoj siç më kanë shkëlqyer mua kur e ringjova. Më tha Luar nëse do të bëjmë ndonjëherë bashkëpunim bashkë, kjo është kënga. I them e bëjmë. Kështu lindi. Ka dalë aq shpejt, sa doli më herët se bashkëpunimi me Arnon. Edhe Sardi kishte dy bashkëpunime të tjera në proces.

Ndërkohë, i ftuar në një lidhje telefonike ishte këngëtari Sardi Strugaj. A do të ketë një bashkëpunim tjetër mes dyshes?! Sardi e kishte një përgjigje.

Me Luar ne kemi folur edhe çdo gjë do të vijë spontane. E rëndësishme është që jemi përshtatur, edhe na përshtaten edhe zërat. Kemi kimi në projekt, besoj se edhe mund të ketë.

Artisti zbuloi edhe disa nga projektet e tij të tjera muzikore që do të vijnë së shpejti.

Ka edhe projekte të tjera. nuk janë vetëm me vajza. Kënga e radhës do të dalë me Arnon, “Ajo s’do normale”. Kënga tjetër do të jetë single, ku do të jem solo. Të dyja do të dalin shumë shpejt.