Celebrities Gossip Showbiz

Scott Disick dhe Kourtney Kardashian kritikohen ashpër nga fansat, por pse?!

Kur bëhet fjalë për familjen Kardashian, çdo gjë rreth tyre bëhet lajm. Duket se veprimi i Scott Disick dhe vajzës së tij Penelope, pikërisht postimi i një videoje, ka nxitur komentet e fansave. Scott dhe Kourtney Kardashian janë kritikuar pasi e kanë lejuar vajzën e tyre 9-vjeçare të veshë një bluzë të shkurtër dhe të lyejë flokët e saj.

Në një video të TikTok, e cila fillimisht u shpërnda në llogarinë e Penelope, babai krenar Scott dhe vajza Penelope shihen duke sinkronizuar këngën “Captain” të reperit britanik Nutcase 22. Dyshja pretendon të fishkëllojë në videon, e cila tani është hequr, ku shfaqet Penelope e veshur me xhinse me bel të lartë, një bluzë ngjyrë bezhë dhe duke mbajtur një çantë Prada.

Pavarësisht se klipi u hoq nga llogaria, ai u ripostua në një faqe të fansave të Kardashian në Instagram @kardashianvideo, gjë që bëri që Scott të vihej në qendër të kritikave. Fansat ishin të shqetësuar nga pamja e Penelope me disa që pretendonin se e reja dukej në adoleshencë të vonë për shkak të veshjes dhe flokëve të kuq.

Scott dhe Kourtney kanë 3 fëmijë, Penelope, Mason dhe Reign. Scott ka një histori të gjatë me Kourtney, e cila tani është e fejuar me Travis Barker, pasi dyshja ishin në lidhje me njëri-tjetrin për gati një dekadë përpara se t’i jepnin fund romancës së tyre në vitin 2015.