Gossip

A e dini se pse Kris Jenner i qëndron pranë ish-partnerëve të fëmijëve të saj?

Kris Jenner, 70 vjeçe, ka zbuluar në një intervistë për podcastin “On Purpose with Jay Shetty” se gjithmonë ka mbajtur marrëdhënie miqësore me ish-partnerët e fëmijëve të saj, përveç rastit të Kanye West, me të cilin marrëdhënia u prish pas komentit të tij në 2020 kur e quajti “Kris Jong-un”.

Ajo ka pranuar se qëndron në kontakt edhe me Tristan Thompson, ish-partnerin e Khloe Kardashian, dhe me Scott Disick, ish-in e Kourtney Kardashian, duke theksuar se ai do të mbetet gjithmonë pjesë e veçantë e familjes.

Jenner shpjegoi se dashuria dhe respekti për këta burra nuk zhduken, pavarësisht sfidave dhe konflikteve të kaluar.

Unë bie në dashuri me njerëzit, jetoj vite me partnerët e fëmijëve të mi, dhe kam të gjitha kujtimet e bukura, udhëtimet, mëngjeset e Krishtlindjeve, ditëlindjet, gëzimin dhe lotët

-tha Jenner, duke theksuar rëndësinë e lidhjes së tyre për shkak të nipërve dhe mbesave.

Ajo shtoi se mësimi më i rëndësishëm që i jep fëmijëve të saj është falja:

Çfarë do të mendojnë nipërit dhe mbesat e mia pas 20 vitesh nëse gjyshja e tyre nuk do të kishte treguar dashuri dhe dhembshuri? Për këtë i mësoj fëmijëve të mi të falin dhe të ecin përpara.

Kris Jenner shpreh kështu filozofinë e saj: dashuria dhe respekti për ish-partnerët e fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e ruajtjes së lidhjes familjare.