Ylli televiziv, Kourtney Kardashian ndau së fundmi me ndjekësit e saj se prej vitesh nuk ka konsumuar alkool, në një video të publikuar në Instagram Stories. 46 vjeçarja e zbuloi këtë arritje personale gjatë festimit të lançimit të shijes më të re të kokoshkave Khloud, brend i motrës së saj Khloe. “@Khloudfoods @KhloeKardashian patjetër ua kanë treguar që nuk kam konsumuar alkool prej 3 vjetësh”, shkroi ajo mbi videon.
Ndërkaq, Kardashian po zgjeron linjën e saj të suplementeve Lemme me një produkt të ri dhe të papritur; lëpirëse për shëndetin vaginal. Produkti i ri, pjesë e gamës Lemme Purr, u lançua ekskluzivisht në Target dhe kushton 5.99 dollarë për pako. Si suplemente, lëpirëset përmbajnë bakterin probiotik Bacillus coagulans, i cili ndihmon në mbajtjen e një mikrobiome të shëndetshme vaginale dhe ruajtjen e niveleve të pH-së.
Përveç përfitimeve vaginale, ky suplement probiotik mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e simptomave të sindromës së zorrës irrituese dhe në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Lëpirëset gjithashtu përmbajnë vitaminë C dhe ekstrakt ananasi për shije, janë vegjetarianë, pa gluten dhe kanë vetëm 70 kalori. Ky produkt vjen pas suksesit të Lemme Glow, lëpirses të parë për flokët, thonjtë dhe lëkurën. Kardashian po udhëheq trendin e suplementeve në formë lëpirësesh, një kategori që po fiton popullaritet, duke e bërë kujdesin për veten të shijshëm dhe të thjeshtë.