Aktorja e njohur hollywoodiane Jennifer Lawrence ka habitur publikun me deklaratat e saj të sinqerta ndaj Kourtney Kardashian gjatë një interviste për “Vanity Fair”, ku u shfaq përkrah aktorit Robert Pattinson.
Gjatë intervistës, 35-vjeçarja mori pjesë në një test gënjeshtre dhe u pyet për dashurinë e saj ndaj reality show-t të famshëm “The Kardashians”. Por përgjigjja e saj nuk ishte ajo që shumë fansa do të prisnin.
Kourtney është më bezdisëse se kurrë. Ajo më çmend!
– tha Lawrence mes të qeshurash, duke befasuar si audiencën, ashtu edhe Pattinson-in.
Kur ai e pyeti se pse kishte këtë mendim, aktorja u përgjigj me ironi:
Sepse gjithçka duhet të jetë një njoftim. Është si të thuash ‘Nuk do të vesh më një veshje’. Epo, thjesht mos e vish! Nuk ke pse ta lajmërosh botën.
Jennifer shtoi me humor se ajo nuk e duron dot kur njerëzit e shprehin çdo vendim publikisht:
Ose kur dikush thotë, ‘Nuk kam televizor në dhomën time.’ Mirë, thjesht mos shiko televizor! Ndaloni së thëni këtë. Shshsh!
Megjithatë, aktorja që njihet për sensin e saj të humorit pranoi se ka qenë për vite me radhë fanse e reality show-t të Kardashianëve, por këtë sezon nuk e ka ndjekur.
Jo këtë vit. Jam në TikTok, por jo, nuk e shikoj më
– tha ajo.
Kur Pattinson i tregoi një foto të Khloe Kardashian, Jennifer u përgjigj pa hezitim:
Po, kjo është e preferuara ime.
Deklaratat e aktores janë bërë virale në rrjete sociale, duke ndezur debat mes fansave të familjes Kardashian dhe atyre që e përkrahin sinqeritetin plot humor të Jennifer Lawrence.