Celebrities Gossip Music Showbiz

Së shpejti Miley Cyrus pritet të publikojë projektin e ri muzikor dhe këtë e dëshmon…

Mesa duket Miley Cyrus do të publikojë këngë të reja pasi postera të këngëtares u panë të afishuara në Los Angeles. Mund të themi se këngëtarja ka qenë relativisht e qetë që nga anulimi i turneut të saj, por kjo mund të ndryshojë së shpejti duke qenë se jemi pak kohë përpara publikimit të këngës së saj të re “Used To Be Young”.

Në poster shfaqet Cyrus me një bust të zi latex-i dhe pantallona të shkurtra me bel të lartë nga koleksioni RTW i Margiela-s Vjeshtë 2023 nga John Galliano.

Rikujtojmë gjithashtu se pas më shumë se dy muaj nga publikimi i “Flowers”, e cila ishte kënga më e dëgjuar në Spotify për disa javë, u bë i ditur lajmi se Liam Hemsworth po përgatiste një padi kundër ish-partneres së tij, yllit të muzikës Miley Cyrus. Një dokument i supozuar filloi të qarkullonte në rrjete sociale në të cilin aktori australian pretendonte se i është dëmtuar reputacioni, gjë që do ta pengonte të ishte pjesë e sezonit të ri të “The Witcher”, ndaj ai ishte i përgatitur të merrte masa ligjore.

Edhe pse tekstet e Flowers nuk e përmendin kurrë emrin e Liam Hemsworth, ato i referohen “When I was your man” nga Bruno Mars, kënga e preferuar e aktorit, të cilën ai ia kushtoi Miley Cyrus gjatë dasmës së tyre në fund të 2018.  Megjithatë, e sigurt është se Liam Hemsworth do ta kishte të vështirë të fitonte gjyqin për dëmtim të imazhit të tij, pasi Miley Cyrus nuk e përmend kurrë në tekstin e këngës.