Celebrities Gossip Music Showbiz

Suksesi i këngës “Flowers” xhindos keq Liam Hemsworth, aktori vendos të hedh në gjyq Miley Cyrus!

Më shumë se dy muaj pas publikimit të “Flowers”, e cila ishte kënga më e dëgjuar në Spotify për disa javë, Liam Hemsworth po përgatit një padi kundër ish-partneres së tij, yllit të muzikës Miley Cyrus. Një dokument i supozuar po qarkullon në rrjete sociale në të cilin aktori australian pretendon se i është dëmtuar reputacioni, gjë që do ta pengonte të ishte pjesë e sezonit të ri të “The Witcher”, ndaj ai është i përgatitur të marrë masa ligjore.

Edhe pse tekstet e Flowers nuk e përmendin kurrë emrin e Liam Hemsworth, ato i referohen “When I was your man” nga Bruno Mars, kënga e preferuar e aktorit, të cilën ai ia kushtoi Miley Cyrus gjatë dasmës së tyre në fund të 2018.  Megjithatë, e sigurt është se Liam Hemsworth do ta kishte të vështirë të fitonte gjyqin për dëmtim të imazhit të tij, pasi Miley Cyrus nuk e përmend kurrë në tekstin e këngës.

Së fundmi, Miley Cyrus ka paralajmëruar albumin e saj të ardhshëm të titulluar “Endless Summer Vacation”, i cili do të publikohet këtë pranverë. Në materialet e reja muzikore, këngëtarja ka bashkëpunuar me producentë, si Kid Harpoon, Greg Kurstin, Mike WiLL Made It e Tyler Johnson. “Endless Summer Vacation” do të publikohet me 10 mars. Albumi i fundit nga këngëtarja, “Plastic Hearts”, u publikua në vitin 2020. Albumi i ri është në dispozicion për t’u porositur paraprakisht në variante ekskluzive online në dyqanin zyrtar të këngëtares.