Lancio Music

“Secrets” e DJ Regard ndër 100 këngët më të mira të vitit 2020!

Artisti nga Ferizaj, DJ Regard po korr një sukses të jashtëzakonshëm në arenën muzikore ndërkombëtare. Së fundmi, ai është futur në listën e 100 artistëve me ‘Këngët Më Të Mira Të Vitit 2020’, dhe kjo falë suksesit në bashkëpunimin muzikor me artisten britanike, Raye.

Këtë e ka bërë të ditur “Apple Music”, dhe padyshim DJ i njohur, emri i vërtetë i të cilit është Dardan është ndier mjaft i lumtur dhe ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.

Kujtojmë, se Dj Regard dhe Raye publikuan “Secrets” gjatë prillit të këtij viti, e cila u prit dhe u vlerësua shumë mirë nga ndjekësit.

Rikujtojmë, gjithashtu se në “NRJ Music Awards”, DJ Regard u nominua në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”. Emri i tij renditet në mesin e DJ më të suksesshëm në botë si Calvin Harris, David Guetta, Dj Snake, Kygo dhe Robin Schulz.