Celebrities Film & Tv

“Squid Game” i paska fituar zemrën edhe diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un!

Seriali i njohur korean “Squid Game” është një ëndërr e realizuar për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pasi, sipas tij, tregon degradimin e shoqërisë koreano-jugore. Michael Madden, anëtar i Qendrës “Stinson” dhe ekspert për Korenë e Veriut tha për “New York Post” se:

Kim-it i ka pëlqyer shumë sesi po portretizohet Koreja e Jugut nëpër botë. Ai gjithmonë e përmend ndikimin që ka bota perëndimore dhe shoqëria amerikane mbi atë të Koresë së Jugut. “Squid Game” duhet t’i ketë pëlqyer shumë.

Seriali i famshëm “Squid Game” është një ‘thriller’ i mbijetesës i vendosur në Seulin e sotëm, ku një grup prej 456 personash janë të ftuar të luajnë një seri lojërash për fëmijë me mundësinë për të fituar një shumë të madhe parash por nëse humbin në lojë, humbin jetën. Ky serial ka thyer rekorde në Netflix, por për krijuesin e tij që ka bërë rolin e skenaristit, producentit dhe regjisorit nuk paska qenë fare e thjeshtë.

E teksa ai ishte skeptik për xhirimin e një sezoni të dytë, edhe pse fansat e kërkonin shumë, së fundmi Hwang ka konfirmuar se shumë shpejt do të kemi një vazhdim të serialit. Regjisori Hwang Dong-hyuk deklaroi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të krijonte një sezon të dytë pas popullaritetit global të dramës së famshme koreane.

Shfaqja arriti një vlerësim mbarë botëror pasi u publikua në fillim të këtij viti, duke tërhequr 111 milionë shikues sipas shifrave të vetë Netflix. Në një intervistë të fundit, Hwang u shpreh se:

Është në kokën time tani. Unë jam në procesin e planifikimit aktualisht. Por mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Unë do t’ju premtoj këtë, Gi-hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka për botën.

Tanimë të gjithë e dimë famën e madhe që ka marrë “Squid Game” i cili ka tërhequr për një periudhë të shkurtër kohe miliona ndjekës në të gjithë botën. Por, duhet te jeni koshientë që “Squid Game” nuk është i vetmi. Së fundmi ‘L’officiel’ ka përzgjedhur 10 filma të tjera më të mirë koreane që nuk duhet t’i humbisni në asnjë mënyrë pa i parë. Klikoni në këtë link për tu njohur me to.