Design Lifestyle

Shitet për çmimin marramendës diamanti në formë dardhe!

Diamanti më i madh në ngjyrë rozë, në formë dardhe, është shitur së fundmi për shumën rekord të 28.8 milionë dollarëve, në një ankand të Christie’s, në Gjenevë të Zvicrës. Diamanti, me peshë 18.18 karat, iu shit një koleksionuesi aziatik. Ekspertët e gurëve të çmuar kishin parashikuar më herët se diamanti do të shitej deri në 35 milionë dollarë, por Christie’s u shpreh e kënaqur edhe me 28.8 milionë dollarë.

Në vitin 2018, një tjetër diamant në ngjyrë rozë, u shit po nga shtëpia e ankandeve Christie’s për 50 milionë dollarë, duke vendosur një rekord botëror, sidomos për gurët e çmuar me ngjyrë. Ndërkaq, një diamant i verdhë, që është vlerësuar 15 milionë dollarë, është zbuluar së fundmi në Dubai nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s. Diamanti i quajtur “Golden Canary” thuhet se është një nga diamantet e prerë më të mëdhenj në botë, me peshë 303.1 karat.

Rikujtojmë, se në diamant rozë i rrallë u shit në një ankand në Hong Kong për 58 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për çmimin e paguar për një karat. Guri i çmuar 11.15 karatë, është quajtur “Williamson Pink Star” në homazh të dy diamanteve të tjerë rozë. Një prej tyre është “CTF Pink Star”, një diamant oval 59.6 karatë që u shit me vlerën rekord prej 71.2 milionë dollarë në 2017. Tjetri, “Williamson”, 23.6 karatë iu dhurua Mbretëreshës Elizabeth. Guri i rrallë u zbulua në një minierë në Tanzani, prej nga vjen edhe “Williamson Pink Star”.