Bota Botë e Çuditshme

Shkakton sëmundje nëse preket, zhduket kapsula që përmbante një substancë radioaktive!

Një kërkim urgjent është duke u zhvilluar në Australinë Perëndimore pasi një kapsulë e vogël që përmbante një substancë radioaktive u zhduk. Kutia përmban një sasi të vogël të Caesium-137 radioaktiv, i cili mund të shkaktojë sëmundje serioze nëse preket. Ajo humbi midis qytetit të Newman dhe qytetit të Perthit në mes të janarit, një distancë prej afërsisht 1,400 km.

Njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojnë larg kapsulës nëse e shohin atë. Kapsula po transportohej me një kamion midis një lokacioni miniere në veri të Newman në rajonin e Pilbara dhe pjesëve verilindore të Perthit midis 10-16 janarit, kur humbi. Caesium-137 është një substancë që përdoret zakonisht në operacionet minerare.

Departamenti i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Emergjencave ka thënë se kapsula nuk mund të përdoret në armë, por mund të shkaktojë djegie nga rrezatimi dhe të ketë rreziqe të tjera afatgjata si kanceri. Objekti lëshon një sasi rrezatimi. Dr Andrew Robertson, drejtori shëndetësor i shtetit dhe kryetar i Këshillit Radiologjik tha:

Shqetësimi ynë është se dikush do ta marrë atë, duke mos ditur se çfarë është. Ata mund të mendojnë se është diçka interesante dhe ta mbajnë atë, ose ta vendosin në dhomën e tyre, në makinën e tyre ose t’ia japin dikujt.

DFES ka publikuar një ilustrim të objektit, i cili ka përmasa 6mm me 8mm. Vendet ku filloi dhe mbaroi transporti janë kontrolluar dhe po bëhen përpjekje për të përcaktuar rrugën e saktë dhe ndalesat që janë bërë për të ngushtuar fushën e kërkimit.