Showbiz

Shokon Harvey Weinstein: “Jennifer Aniston duhet vrarë”

Edhe pse tashmë ai është dënuar me 23 vite burg për shkak se është shpallur fajtor për sulme seksuale ndaj shumë grave dhe vajzave, vazhdon të trondisë publikun çështja e Harvey Weinstein.

Së fundmi është bërë publike një e-mail i regjisorit ku shkruan se Jennifer Aniston duhet të vdesë nëse edhe ajo ka ngritur akuza kundrejt tij.

Kohë më parë aktorja e serialit “Friends” ka deklaruar se ka kaluar disa situata të sikletshme dhe të pakëndshme me Harvey por nuk ka ngritur asnjë akuzë kundrejt tij.

Weinstein dhe Aniston kanë punuar së bashku në vitin 2005 për filmin “Derailed” megjithëse përfaqësuesit e saj kanë treguar me anë të një deklarate se nuk e kuptojnë për çfarë bën fjalë në të vërtetë ky email i frikshëm.