“AstraZeneca” këmbëngul në sigurinë e vaksinës së saj anti-COVID. Gjigandi farmaceutik thekson se nuk ka prova të një rreziku të rritur për mpiksje të gjakut. Në deklaratën e “AstraZeneca”-s thuhej se:
Një rishikim i kujdesshëm për mbi 17 milionë të vaksinuar në Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, nuk tregoi të dhëna për risk të shtuar të embolisë pulmonare, trombozës së venave ose trombocitopenisë.
Bazuar në numrin e rasteve që kompania ka pranuar nga data 8 mars, janë raportuar 15 me trombozë të venave e 22 të embolisë pulmonare në mesin e atyre që kanë marrë vaksinat. Por pavarësisht garancive që jep “AstraZeneca” e mbështetur nga OBSH-ja, Agjencia Europiane e Medikamenteve e Rregullatori Britanik i Barnave për vaksinën anti-COVID, po rritet numri i vendeve mosbesuese.
Në vendimin për ta pezulluar, të paktën deri më 28 mars, Holanda është shteti më i fundit që i bashkohet Irlandës, Danimarkës, Norvegjisë, Bullgarisë e Tajlandës. Ndërkaq, në Shqipëri vaksina e “AstraZeneca”-s po përdoret për vaksinimin e mësuesve.