Celebrities Gossip Showbiz

Shtohen dyshimet pas këtyre fotove…/Halle Bailey shtatzënë për herë të parë?!

Aktorja e njohur Halle Bailey ka shtuar dyshimet mbi thashethemet e shtatzënisë që kanë nisur ditët e fundit. Thashethemet u nxitën kur ajo u pa duke ecur jashtë në qytet në Santa Monica me të dashurin e saj DDG, emri i plotë i të cilit është Darryl Dwayne Granberry Jr.. Këngëtarja u pa e veshur me një bluzë gri të gjerë, për të cilin disa fansa menduan se veshja e tradhtoi. Ylli i “Little Mermaid” kishte veshur një bluzë sportive që i rrinte lirshëm dhe dukej qartë barku i saj i rrumbullakët.

Nëse e mbani mend ditën kur u njoftua se Halle Bailey do të luante në xhirimin e “The Little Mermaid”, mund të kujtoni se lajmi u prit me reagime të ndryshme nga fansat. Ndërsa shumë ishin të entuziazmuar kur e shihnin që ajo sillte një ndryshim të ri në rol, të tjerët nuk ishin aq të emocionuar, duke postuar në Twitter zemërimin e tyre për përzgjedhjen e një aktoreje me ngjyrë përmes hashtag-ut #notmyariel.

Halle tha në një intervistë në atë kohë se ajo po përpiqej të mos i kushtonte vëmendje negativitetit. Kohët e fundit Halle gjatë një interviste me Variety ajo foli për mënyrën se si kritikat e ndikuan atë dhe se si ajo e trajtoi atë, duke thënë se familja e saj ishte një burim i madh mbështetjeje. Halle shpjegoi se sapo ndau situatën me familjen e saj, ata i dhanë një kurajo dhe një forcë shumë të madhe që e ndihmuan të kapërcejë të gjithë negativitetin që po merrte në internet.