Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk kam ndjerë kurrë dashuri…” Halle Bailey zbulon si amësia i ndryshoi jetën!

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Halle Bailey ka ndarë një rrëfim të ndjerë për mënyrën se si amësia ka ndryshuar jetën dhe krijimtarinë e saj, gjatë një interviste në “Live with Kelly and Mark”.

Artistja tregoi se ardhja në jetë e djalit të saj, Halo, ka ndikuar thellësisht në mënyrën si ajo përjeton emocionet dhe krijon muzikë.

Tani i ndiej gjërat shumë më thellë dhe kjo është një recetë e shkëlqyer për të krijuar. Kam më shumë për të thënë dhe një ndjenjë më të fortë emocionesh. Nuk kam ndjerë kurrë dashuri si kjo

-u shpreh ajo.

Në një tjetër paraqitje, Bailey foli edhe për anën më të bukur të mëmësisë, duke theksuar se djali i saj e ka ndihmuar të rizbulojë fëmijën brenda vetes.

Ndjej sikur po mësoj çdo ditë prej tij. Ai zgjon fëmijën tim të brendshëm dhe më bën të shijoj gjëra të thjeshta si piktura apo lojërat

-tha këngëtarja.

Ajo shtoi se pas lindjes është ndjerë më e sigurt në vetvete dhe në zërin e saj, duke e cilësuar këtë vit si një periudhë ku dëshiron të jetë “më e fortë”.

Në fund, Halle falënderoi edhe motrën e saj Chloe Bailey dhe familjen për mbështetjen, duke theksuar sa e rëndësishme është për gratë të ndihmojnë njëra-tjetrën, sidomos kur balancojnë karrierën dhe amësinë.