Bota

Shuhet në moshën 25-vjeçare anëtari i grupit “Astro”, Moonbin!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare Moonbin, anëtari i grupit pop koreano-jugor Astro. Autoritetet i thanë gazetës koreane të lajmeve Yonhap News se këngëtari, emri i vërtetë i të cilit ishte Moon Bin, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Gangnam-gu, Seul. Ai besohet se ka kryer vetëvrasje, por shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë i ditur ende.

Shtëpia diskografike e Moonbin, Fantagio, lëshoi një deklaratë në Twitter duke konfirmuar vdekjen e tij.

Së pari, kërkojmë falje për lajmin e trishtuar dhe zemërthyes. Më 19 Prill, anëtari i Astro Moonbin papritur na la dhe u bë një yll në qiell.

Ata u kërkuan fansave të të ndjerit të jenë të kujdesshëm më komentet, në mënyrë që familja e tij, të cilët janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi i hidhur, të mund të përkujtojnë dhe të përshëndesin me nderim këngëtarin. Funerali i Moonbin do të mbahet sa më i qetë që të jetë e mundur me të pranishëm vetëm anëtarët e familjes, miqtë dhe kolegët.