Celebrities Gossip Showbiz

Shumë zhurmë për asgjë! Rregullohet marrëdhënia mes Mauro Icardi-t dhe Wanda Nara-s?!

Në fillim të kësaj jave kudo në media u përfol se marrëdhënia e Mauro Icardi-t dhe Wanda-s ishte në krizë. Tradhtia dukej se ishte shkaku dhe ishte postimi i Wanda-s që trazoi rrjetin. Ajo shkruante “për një femër të tillë shkatërrove familjen” dhe u interpretua si një mënyrë për të dhënë mesazhin se ishte ndarë nga futbollisti e se mes tyre kishte pasur një person të tretë.

Por duket se dyshja po bëjnë shumë konfuzë ndjekësit me veprimet e tyre të fundit. Vetë Mauro postoi në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi me Wanda-n duke u shfaqur mjaft romantikë me njëri-tjetrin. E nga ana tjetër Wanda publikoi një foto në Instastory të dorës së saj duke i uruar ndjekësve një ditë të mbarë dhe duke shkruar:

Më pëlqen më shumë dora ime pa një unazë.

Megjithatë kjo duket të ketë qenë një ndarje fare e shkurtër mes tyre. Mauro shkroi një mesazh emocional në Instagram pak ditë më parë për gruan e tij, Wanda. Sulmuesit të Paris Saint-Germain iu dha leja për të munguar në ndeshjen vendimtare të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig dhe gjithashtu mungoi në dy seanca stërvitore pas një ndarje tipike publike nga Wanda, e cila është gjithashtu agjentja e tij. Por çifti i famshëm duket se i ka rregulluar gjërat mes tyre dhe Icardi tregoi mirënjohjen ndaj gruas së tij për angazhimin në lidhjen e tyre pasi ajo e kishte akuzuar atë për tradhti.

Faleminderit dashuria ime që vazhdon të besosh në këtë familje të bukur, faleminderit që je motori i jetës sonë. Të dua! Sa shumë dhemb kur lëndoni ata që doni. Shërohesh vetëm kur ke faljen e atyre që lëndon.

https://www.instagram.com/p/CVObreMIiLh/

Ndërkohë në një tjetër postim, po me Wanda-n, ai shkroi:

Më përqafo fort dhe mos më lësho kurrë.

https://www.instagram.com/p/CVP2HKwIGCt/

 

Çifti janë prindër të dy vajzave, ndërsa Wanda ka edhe tri djem nga martesa e saj e parë me Maxi Lopez. Icardi, 28 vjeç dhe Wanda, 34 vjeç, janë martuar që nga viti 2014. Ata u takuan përmes Maxi Lopez, i cili ishte mik i ngushtë me Icardin në Sampdoria për shkak të faktit se ata ishin dy argjentinasit që luanin për klubin italian.

Icardi dhe Wanda përfunduan duke pasur një lidhje, duke bërë kështu që të tre ata të përfundojnë në revistat e thashethemeve të Italisë dhe duke i dhënë fund çdo shansi që Lopez dhe Icardi të luanin përsëri në të njëjtin ekip. Icardi më pas u transferua në klubin e Interit, duke u përballur me Lopezin sezonin tjetër kur Interi u takua me Sampdorian në atë që u bë e njohur si “Derbi i Wanda”-s.