Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh në të vërtetë mes Mauro Icardi-t dhe Wanda-s?!

Ditën e kaluar kudo në media u përfol se marrëdhënia e Mauro Icardi-t dhe Wanda-s ishte në krizë. Tradhtia dukej se ishte shkaku dhe ishte postimi i Wanda-s që trazoi rrjetin. Ajo shkruante “për një femër të tillë shkatërrove familjen” dhe u interpretua si një mënyrë për të dhënë mesazhin se ishte ndarë nga futbollisti e se mes tyre kishte pasur një person të tretë.

Por duket se dyshja po bëjnë shumë konfuzë ndjekësit me veprimet e tyre të fundit. Vetë Mauro postoi në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi me Wanda-n duke u shfaqur mjaft romantikë me njëri-tjetrin.

https://www.instagram.com/p/CVJKGkbBFax/

Edhe pse u tha se Wanda është larguar tashmë nga Parisi së bashku me fëmijët, pas thyerjes së raportit, e dëshmuar në rrjetet sociale, me burrin e saj Mauro, i cili dyshohet se e tradhtoi me aktoren argjentinase, Eugenia Suarez, Mauro ka postuar gjithashtu dhe një foto në Instastory duke konfirmuar se ata janë bashkë, çdo gjë mes tyre është në rregull dhe se ata ndodhen së bashku në Milano.

Deri këtu çdo gjë është në rregull, por po Wanda çfarë mesazhi po transmeton nëpërmjet postimeve të saj? Bukuroshja ka publikuar ditën e sotme një foto në Instastory të dorës së saj duke i uruar ndjekësve një ditë të mbarë dhe duke shkruar:

Më pëlqen më shumë dora ime pa një unazë.

Megjithëse duket ende e paqartë se çfarë po ndodh realisht mes tyre dhe se cilin version të të dyve të besojmë, ndoshta Mauro nuk po e pranon faktin që bashkëshortja e tij e ka lënë dhe po mundohet që ta rifitojë sërish. Ose ndoshta e gjithë kjo situatë po përdoret thjesht për pak thashetheme në media.