Lifestyle

Si të mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale?!

Rrjetet sociale kanë sjellë aq përfitime, sa edhe rreziqe të mundshme. Kur bëhet fjalë për fëmijët, këto rreziqe mund të jenë te frikshme. Zbuloni disa këshilla që duhet të kenë parasysh prindërit, sipas psikologëve, që marrëdhënia e fëmijëve me rrjetet sociale të jetë sa më e shëndetshme e mundshme.

1. Flisni hapur me fëmijët tuaj

Ju duhet të flisni hapur me fëmijët lidhur me aktivitetin e tyre në rrjetet sociale. Duhet t’i tregoni çfarë janë të lejuar të shfaqin dhe çfarë është mirë ta ruajnë private. Gjithashtu sugjerohet t’i tregoni atyre rreziqet e mundshme, nga të cilat ata duhet të ruhen.

2. Edukojini fëmijët rreth rreziqeve

Ju nuk mund t’i flisni atyre në mënyrë abstrakte, dhe të prisni që ata t’ju kuptojnë. Duhet t’i tregoni realisht rreziqet me të cilat mund të përballen. Bëjani të qartë që çdo shkrim, foto apo gjithçka tjetër, nëse postohet një herë në rrjetet sociale, ajo do të jetë gjithnjë e aksesueshme nga të tjerët.

3. Tregoni kujdes për moshën

Ky sugjerim është i dyanshëm. Së pari, duhet të tregoni kujdes me aksesin që i lejoni fëmijës suaj në internet në bazë të moshës që ka. Një fëmijë para adoleshencës, nuk duhet të ketë po aq rrjete sociale dhe po të njejtat, me një individ më të rritur në moshë. Nga ana tjetër, duhet të tregoni kujdes edhe te mosha e atyre që interaktojnë me fëmijët tuaj. Duhet të tregoni kujdes të mos jenë shumë më të rritur e të rrezikshëm për ta.