Lifestyle Tech

Qytetarët dixhitalë më të vegjël!

Common Sense Media publikoi një raport të ri, që shqyrton përdorimin e mediave nga fëmijët e moshës 0 deri në 8 vjeç në vitin 2024, duke treguar disa nga sfidat me të cilat përballen ata që edukojnë këtë brez. Deri në moshën 2 vjeç, 40% e fëmijëve kanë tablet personal. Deri në moshën 4 vjeç, kjo përqindje është 58%.  Deri në moshën 8 vjeç, një në katër fëmijë ka tablet personal.

Grupi 2-4 vjeç përdor ekranet për rreth dy orë në ditë. Fëmijët më të mëdhenj, mesatarisht rreth tre orë e gjysmë. Djemtë kalojnë rreth gjysmë ore më shumë se vajzat. Përdorimi kryesor i kohës para ekranit është për shikimin e televizorit, i ndjekur nga lojërat. Leximi zë 4% të kohës, me detyrat e shtëpisë që përbëjnë vetëm 1%.

Shikimi i televizionit/videove përfshin rreth një të tretën e shërbimeve të transmetimit (për shembull, Netflix ose Disney+) dhe një të tretën e videove më të gjata në aplikacione si YouTube. Videot e shkurtra u rritën në 16% të kohës së shikimit vitin e kaluar. Vetëm 6% e shikimit përfshinte TV drejtpërdrejt.

Ndërsa koha para ekranit është pothuajse e njëjtë me sasinë, që gjeti Common Sense në anketën e vitit 2020, sasia e kohës para televizorit është ulur dhe video-lojërat janë rritur. Niveli i varësisë i përshkruar nga anketa mund të jetë një shenjë e problemeve që do të vijnë.

Anketa zbulon se një në pesë fëmijë përdor telefona celularë ose tablet për rregullimin emocional, gjatë ngrënies ose për të fjetur. Në të njëjtën kohë, 75% ose më shumë e prindërve të anketuar shqetësoheshin për fëmijët, që kalonin shumë kohë në ekrane, ndikimin në kohëzgjatjen e vëmendjes dhe përqendrimit, sasinë e përmbajtjes seksuale e të dhunshme dhe ndikimin në shëndetin mendor.

Autoritete të tilla si Shoqata Amerikane e Psikologjisë kanë zbuluar se zgjidhja e përfitimeve dhe rreziqeve të përdorimit të pajisjeve dixhitale nga fëmijët është e ndërlikuar, shumë prindër dhe shkolla janë prekur nga alarmet e ngritura nga libri i Jonathan Haidt, “The anxious generation”.

Studimet sugjerojnë një lidhje midis përdorimit të ekranit dhe problemeve të shëndetit mendor. Në të njëjtën kohë, një përqindje e madhe prindërish kishin përfitime pozitive arsimore nga koha para ekranit, duke përfshirë të mësuarit e gjërave të reja, njohjen e kulturave të ndryshme, eksplorimin e interesave të reja dhe lidhjen me miqtë e familjen.

Një anketë e vitit 2022 nga Education Week zbuloi se 90% e drejtuesve të shkollave të anketuara ofruan një pajisje dixhitale mësimore të lëshuar nga shkolla për çdo nxënës të shkollës së mesme e të lartë dhe 84% po e bënin këtë për nxënësit e shkollës fillore.

Common Sense e ka kryer këtë anketë disa herë duke filluar nga viti 2011 e të dhënat tregojnë disa tendenca të qarta. Në vitin 2017, fëmijët e moshës 0 deri në 8 vjeç kalonin rreth gjysmë ore duke parë TV; në vitin 2024, ishte pesë minuta.

Mesatarisht, prindërit kalojnë rreth gjysmë ore në ditë duke iu lexuar fëmijëve. Familjet me të ardhura më të larta kanë më shumë gjasa të lexojnë çdo ditë se ato me të ardhura të ulëta. Prindërit më të arsimuar kanë më shumë gjasa t’u lexojnë fëmijëve të tyre çdo ditë se prindërit me të ardhura të ulëta.

Një tjetër anketë e kohëve të fundit e Common Sense Media-s tregon se adoleshentët janë përdorues të mëdhenj të platformave teknologjike. Duhen vite për të parë nëse brezi më i ri i qytetarëve dixhitalë zhvillon një marrëdhënie të ndryshme me ekranet dhe kompanitë që i mbështesin, por duket se pjesa më e madhe e punës ka filluar tashmë. / shqip.al