Lifestyle

Si të shkosh ‘vaj’ me kolegët në punë? E thjeshtë, me pak sens të mirë humori!

A e dini se një sens i mirë i humorit do t’ju ndihmoj të bashkëpunoni më mirë me kolegët në vendin tuaj të punës? Sensi i mirë i humorit do t’ju ndihmoj t’i kryeni detyrat më lehtë duke e ngritur moralin e kolegëve dhe nivelin e angazhimit. Veç  kësaj, sensi i humorit e ngre produktivitetin duke e zvogëluar stresin në punë.

Veç këtyre, të qenurit “argëtues në punë” i ndihmon punëtorët të komunikojnë dhe të ndajnë ide pa pasur ndonjë hezitim. Sipas një studimi që kishte të përfshirë rreth 275,000 njerëz, ishte zbuluar se niveli i lartë i lumturisë në vendin e punës i bënte njerëzit më kreativ.

Njerëzit ndjehen më komod në ambiente ku mbizotëron sensi i mirë i humorit dhe kjo është arsyeja se përse idetë i ‘godasin’ mendjet e tyre më lehtë. Nëse ende keni ndonjë dyshim se a mund të jetë humori i lidhur me suksesin apo jo, ja disa pika që e dëshmojnë këtë.

Të bën më kreativ

Humori është mënyra më e mirë për të krijuar një ambient të shoqërueshëm dhe të lumtur ku njerëzit mund të komunikojnë lehtë me njëri-tjetrin dhe t’i ofrojnë idetë e sugjerimet e tyre. Kur qeshni dhe ndiheni të argëtuar, ju automatikisht keni një mendje më krijuese.

Të mban të qetë gjatë ditëve të këqija

Duhet të ballafaqoheni me lloj-lloj situatash në zyrë çdo ditë, duke filluar nga problemet e vogla e deri tek krizat më të mëdha. Por, nëse keni sens të mirë të humorit ju do të jeni më të qetë gjatë krizave dhe do të mund të ballafaqoheni me çdo problem.

Humori të mban të shëndetshëm

Stresi është i keq për shëndetin dhe e zvogëlon produktivitetin tuaj në punë. Megjithatë, një sens i mirë i humorit të mban mirë në termat fizik, mendor dhe emocional.