Celebrities Gossip Showbiz

Si zgjodhi t’i festojë Krishtlindjet supermodelja Bella Hadid…

Supermodelja e njohur Bella Hadid i ka kaluar Krishtlindjet duke ndihmuar familjet në nevojë. 25-vjeçarja ndau një seri fotosh në rrjetin e saj social Instagram teksa shihej duke shpërndarë çanta me produkte ushqimore dhe lodra në bankën ushqimore “Renell Medrano” në stadiumin Yankee të New York-ut. Ndërkaq, në diçiturën e fotos, bukuroshja shkroi se:

Krishtlindja ime perfekte. Këto janë disa nga gjërat e mia të preferuara.

https://www.instagram.com/p/CX9dsdeFlLa/

 

Rikujtojmë se në prill dhe maj 2020, modelja njoftoi se bëri donacione për bankat lokale të ushqimit në New York City dhe për Feeding America për të ndihmuar familjet në nevojë në periudhën e pandemisë COVID-19. Para disa ditëve, Hadid u shfaqi ndjekësve një ide të shkurtër të betejës së saj me problemet e shëndetit mendor në një seri fotosh ku dukej e përlotur, të shpërndara në Instagram. Supermodelja shkroi një shkrim të gjatë në përpjekje për t’u lidhur me njerëzit në mediat sociale.

Ju sjellim në vëmendje se Bella ka dëshmuar së fundmi edhe një herë se nuk ka nevojë të veshë rroba për t’i shitur ato, duke pozuar për një fushatë të re të Calvin Klein e mbështjellë me pesë rripa lëkure të markës dhe asgjë tjetër. Përveç rripave, Hadid modeloi bluza, të brendshme dhe reçipeta që mbanin logon ikonike Calvin Klein për projektin. Zbuloni më shumë në këtë link.